Artikull
"Postat Bullgare" paralajmërojnë për rrezik nga më shumë leva false deri në fund të vitit
Enjte 14 Gusht 2025 13:32
Enjte, 14 Gusht 2025, 13:32
Madhësia e shkronjave
"Postat Bullgare" filluan trajnimin e gjithsej 3000 punonjësve të saj në 2230 pika postare në lidhje me pranimin e euros në Bullgari dhe këmbimin e levave në euro në vend. Këtë e bëri të ditur Stanimir Belinov, zëvendësdrejtor i shoqatës. Punonjësit do të njihen me llojet e ndryshme të prerjeve dhe emisioneve, si dhe me veçoritë e secilit prej tyre.
"Është shumë e rëndësishme që ne të parandalojmë përpjekjet e mundshme për mashtrime", theksoi Belinov. "I kushtuam vëmendje të detajuar llojeve të ndryshme të falsifikimeve, si tek kartëmonedhat, ashtu edhe tek monedhat, sepse tek euroja – si kartëmonedhat, ashtu edhe monedhat – nuk ka gjë që nuk është falsifikuar. Sigurisht, i kushtuam vëmendje edhe levave, sepse prania e levave false do të rritet ndjeshëm deri në fund të vitit", shtoi më tej zëvendësdrejtori i "Postave Bullgare".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип