Artikull
Një konsorcium turko-azer është favorit për biznesin e "Lukoil" në Bullgari
Enjte 14 Gusht 2025 14:33
Enjte, 14 Gusht 2025, 14:33
Madhësia e shkronjave
Një konsorcium mes kompanisë shtetërore azere Socar dhe grupit privat turk Cengiz Holding është kandidati i preferuar për blerjen e biznesit të kompanisë ruse "Lukoil" në Bullgari, njofton "Dnevnik", duke iu referuar burimeve të gazetës "Kapital". Muajin e kaluar, drejtori ekzekutiv dhe bashkëpronar i Cengiz Holding, Mehmet Cengiz, deklaroi se marrëveshja ende nuk është përfunduar, por është në fazën përfundimtare dhe pritet të mbyllet brenda 2-3 muajve.
Të mërkurën, qeveria bullgare miratoi një marrëveshje ndërmjet Bullgarisë dhe Azerbajxhanit për nxitjen e investimeve.
Shitja përfshin rafinerinë kryesore të vendit në qytetin Burgas dhe "Lukoil Bulgaria" – shitësi kryesor i karburanteve në vend, me mbi 220 pika karburanti. Më herët këtë muaj, ambasadorja ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, deklaroi se degët bullgare të "Lukoil" shpesh përballen me presion nga autoritetet shtetërore, njofton versioni anglisht i BTA.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ani Petrova
Publikoi / Publikuan: БНР екип