Artikull
Gjashtë shtete evropiane ndihmojnë Bullgarinë në luftën kundër zjarreve
Enjte 14 Gusht 2025 15:48
Enjte, 14 Gusht 2025, 15:48
Madhësia e shkronjave
Gjatë javës, Greqia, Spanja, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria aktivizuan Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së për t’u ndihmuar në përballimin e zjarreve pyjore, shumë prej të cilave po ndodhin njëkohësisht në mbarë Evropën, njoftoi Komisioni Evropian.
Në Bullgari, gjashtë shtete – Çekia, Sllovakia, Franca, Hungaria, Rumania dhe Suedia – mobilizuan mjete ajrore përmes mekanizmit, përfshirë helikopterët rescEU të vendosur në Suedi.
Më 12 gusht, ministri i brendshëm Daniell Mitov njoftoi se vetëm gjatë javës së kaluar në vend u regjistruar mbi 1000 zjarre, nga të cilat më shumë se 1/3 janë të qëllimshme ose të shkaktuara nga pakujdesia.
Vazhdon beteja e zjarrfikësve me zjarrin në Pirin
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES, arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип