Artikull
Qeveria miratoi projektin për ndërtimin e një baze të NATO-s me ndihmën e Italisë
Premte 15 Gusht 2025 08:06
Premte, 15 Gusht 2025, 08:06
Madhësia e shkronjave
Këshilli i Ministrave miratoi projekt-marrëveshjen me Italinë për ndërtimin dhe përdorimin e përbashkët të zonës ushtarake “Kabile”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Baza e re e NATO-s do të përfshijë bazën ajrore Bezmer dhe do të strehojë grupin luftarak shumëkombësh të Aleancës, i vendosur në Bullgari. Objektet do të kenë kapacitet për të pritur një brigadë prej rreth 5000 ushtarësh, dhe nëse është e nevojshme, edhe dislokimin e një divizioni të tërë. Sipas vendimit të qeverisë, "kjo është një hap strategjik për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bullgarisë dhe NATO-s, duke siguruar një reagim të shpejtë në rast kërcënimi".
Sipas shefit të mbrojtjes, admiral Emill Eftimov, projekti do të sjellë përfitime ekonomike për rajonin përmes ndërtimit, mirëmbajtjes dhe furnizimeve. Investimi kap vlerën e mbi 100 milionë euro, dhe një pjesë e fondeve do të vijë nga NATO.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Stojan Radev