Artikull
Për KNSB-në mbetet mister se si formohen shtesat e çmimeve të mallrave
Premte 15 Gusht 2025 09:43
Premte, 15 Gusht 2025, 09:43
Madhësia e shkronjave
Dyqanet e vogla mbajnë çmime më të ulëta në krahasim me zinxhirët tregtar, me diferenca që lëvizin nga 1 deri në 10%. Ky është një nga përfundimet e monitorimit mujor të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) mbi çmimet e mallrave nga e ashtuquajtura shporta e vogël e konsumit. U monitoruan 21 produkte, dhe u regjistrua rritje e çmimit të kafesë me 7%, si dhe e limonëve me gati 10%.
Ljubosllav Kostov, drejtor i Institutit për Studime Sociale dhe Sindikale pranë KNSB-së, komentoi se ka devijime të mëdha mes çmimeve me shumicë dhe atyre me pakicë, ku shtesat (mbivlerësimet) tipike të produkteve në tregtinë me pakicë me ndryshime në çmime nga 19% deri në 70%. Ai bëri thirrje për transparencë në mekanizmin e formimit të këtyre shtesave të larta të çmimeve.
Në baza mujore, KNSB konstaton një stabilizim të çmimeve në shportën e vogël të konsumit, për shkak të uljes së çmimeve për disa produkte bazë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: БНР екип