Komisioni kombëtar i ekspertëve përzgjodhi kandidatin bullgar për çmimin “Oscar” të Akademisë Amerikane të Filmit për filmin më të mirë ndërkombëtar. Filmi “Kopeja” / “TARIKA” është filmi i tretë artistik i regjisorit Millko Llazarov. Premiera botërore e filmit u mbajt në seksionin zyrtar të edicionit të 68-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit BFI në Londër. Filmi gjithashtu fitoi Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kolkata (ish-Kalkutë), Indi.
Subjekt i filmi është historia e Tarikës, një vajzë me aftësi të veçanta, që jeton në një zonë kufitare ku njerëz nga etni të ndryshme duket se bashkëjetojnë në paqe. Por një ditë, në mënyrë misterioze fillojnë të ngordhin kafshët shtëpiake, dhe banorët besëtytë të fshatit fajësojnë për fatkeqësitë Tarikën – dhe vendosin ta vrasin.
Filmi “Kopeja” fitoi “Tigrin Mbretëror të Bengalit” në Festivalin në Kolkota
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova