Artikull
Volejbollistet bullgare (U21) u kualifikuan për gjysmëfinalet e Botërorit 2025 në Indonezi
Premte 15 Gusht 2025 13:07
Premte, 15 Gusht 2025, 13:07
Madhësia e shkronjave
Kombëtarja e volejbollit të Bullgarisë për vajza deri në 21 vjeç (U21) u kualifikua për në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po zhvillohet në Surabaja, Indonezi, pasi mundi Poloninë me rezultatin 3:1 (25:23, 22:25, 25:23, 25:18) në çerekfinale. Skuadra e trajnerit Dragan Neshiç tashmë siguri vendin në katërshen më të mirë të turneut dhe do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Turqi – Japoni.
Gjysmëfinalja e Bulgarisë do të luhet më 16 gusht, në orën 13:00 sipas orës bullgare. Ky është rezultati më i mirë historik për këtë grupmoshë që nga viti 2009, kur Bullgaria u rendit e katërta në botë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bvf.bg
Publikoi / Publikuan: БНР екип