LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Në fundjavë moti mbetet i ngrohtë dhe pa reshje, por me erë – sidomos përgjatë bregdetit

Premte, 15 Gusht 2025, 16:35

Parashikimi i motit për fundjavën

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°C, në Sofje – rreth 17°C. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, por pasdite mbi gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen re grumbullore. Do të fryjë erë deri mesatare, dhe në rajonet lindore përkohësisht e fortë, nga verilindja-lindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 30 deri në 35°C, në kryeqytet rreth 30°C.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell dhe me erë. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë, nga verilindja-lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 27 deri në 30°C. Temperatura e ujit të detit është 26°C.
Dallgëzimi i detit do të jetë 3 deri në 4 ballë, ndaj nuk rekomandohet noti.
Në male do të mbizotërojë mot me diell, por pasdite do të zhvillohen re grumbullore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 25°C, dhe në 2000 m rreth 17°C.
Të dielën, moti nuk do të ndryshojë ndjeshëm. Era do të dobësohet, ndërsa temperaturat maksimale do të mbeten mes 30 dhe 35°C.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Jana Bojanova