FOLKLOR

Artikull

Shije dhe tradita banate në festivalin në fshatin Asenovo

Shtunë, 16 Gusht 2025, 03:15

Shije dhe tradita banate në festivalin në fshatin Asenovo

Madhësia e shkronjave

Edicioni i katërmbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Kulinar-Folklorik "Shijet Banate – Traditat e fshatit tim" do të mbahet më 16 gusht 2025, e shtunë, në fshatin Asenovo, komuna Nikopoll. Festivali organizohet nga Vatra e Kulturës "Petër Parçeviç 1927" – Asenovo dhe Komuna Nikopoll. Qëllimi i festivalit është promovimi dhe ruajtja e traditave kulinare të vendeve të ndryshme dhe komuniteteve etnike, të cilat paraqiten në ekspozita gastronomike dhe demonstrime të gatimit në kohë reale, si dhe prezantimi i folklorit lokal nëpërmjet kostumeve popullore dhe interpretimeve folklorike.
Në sheshin kryesor, në ambient të hapur, do të demonstrohet gatimi i ushqimeve tradicionale banate, ndërsa pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë aktivisht dhe të shijojnë specialitetet. Në sheshin përpara Vatrës së Kulturës do të mund të dëgjohen dhe shihen interpretime të këngëve dhe valleve autentike, si edhe të tjera aktivitete kulturore. Është parashikuar edhe një garë origjinale për qërimin dhe prerjen e hollë të qepës, me moton "Përmes lotëve drejt fitores".
Bullgarët banatë janë bullgarë të shpërngulur, katolikë, të cilët gjatë sundimit osman u larguan nga trojet e tyre dhe u vendosën në rajonin e Banatit. Pas Çlirimit të Bullgarisë, një pjesë e tyre u kthye në atdhe.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bulgarisë:
Bullgarët e Banatit pak të njohur në BullgariNjë libër i ri tregon historinë e bullgarëve në Banat, të shpërndarë në tre shtete Filmi “Kujtime nga Bërdarski geran” ose tregim për rrugën e ndryshme të historisë sonë “Balloja” në Bërdarski Geran tregon traditat e bullgarëve banatë Një libër në rumanisht dhe anglisht paraqet llojllojshmërinë e kostumeve të BanatitDripavi pershore, gallushki, treski dhe të tjera gatime tunduese në fshatin Asenovo të Banatit
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, FB/banatskivkusotii

Publikoi / Publikuan: БНР екип