SHOQËRI

Artikull

Në Bullgari mbahet kongresi ndërkombëtar i punuesve të dantellës

Shtunë, 16 Gusht 2025, 05:00

Në Bullgari mbahet kongresi ndërkombëtar i punuesve të dantellës

Madhësia e shkronjave

Në zemër të Luginës së Trëndafilave, në shpatet e Stara Pllaninës dhe Sredna Gorës, për të 26-ën herë zhvillohet Festa e dantellës së Kalloferit.
Paleta e ngjarjeve është e pasur – mysafirët e dy qyteteve të vegjël nënmalorë, Karlovo dhe Kallofer, janë dëshmitarë të ekspozitave, koncerteve, pazarëve dhe demonstrimeve. Hapja zyrtare e festivalit u bë në Kallofer me një ujë të bekuar, menjëherë pas liturgjisë festive me rastin e festës së madhe kishtare Fjetja e Hyjlindëses Mari. Spektakli tregon historinë e dantellës së Kalloferit, dhe Qendra Krijuese e dantellës së Kaloferit në qytet është me dyer të hapura deri më 18 gusht.

Risi në program është zhvillimi për herë të parë në Bullgari i Kongresit Ndërkombëtar të Punuesve të Dantellës. Në kuadër të kongresit do të mbahen ligjërata, punëtori dhe ekspozita që paraqesin teknika dhe tradita të ndryshme në punimin me gjilpërë të dantellës me bobinë nga e gjithë bota. Mikpritja e një ngjarjeje të tillë është një njohje e jashtëzakonshme për vlerën e këtij arti, i cili ka filluar zhvillimin e tij në vendin tonë nga Kallofer, si dhe për arritjet e njerëzve nga Bullgaria, të cilët janë angazhuar plotësisht në mënyrë vullnetare për të popullarizuar dantellën me bobinë në vendin tonë dhe në botë.

Mijëra trëndafila prej dantelle me bobinë, të punuar sipas një modeli të njëjtë, kanë mbërritur nga vende të ndryshme të botës. Ato janë “thurur” në një hark dantelle, i cili pret pjesëmarrësit dhe mysafirët në Kalofer. Afrika e Jugut, Argjentina, Zelanda e Re, Australia, Japonia, SHBA – këto janë vetëm disa nga vendet nga të cilat priten pjesëmarrës – njoftoi korrespondentja e BNR për rajonin, Kremena Daneva.
Shih më shumë nga Arkivi i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Ivan Gergov
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: BGNES, Facebook / Dantella e Kalloferit