Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Shtunë, 16 Gusht 2025, 08:25

Në Petrova Niva, përkujtohet 122 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit

Madhësia e shkronjave

Në vendin historik Petrova Niva në malin e Stranxhës, sot do të shënohet 122-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit. Ceremonia zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Republikës, dhe në të do të marrë pjesë edhe Presidenti Rumen Radev, njoftoi zyra e presidencës.
Në orën 20:00, në kishën-mauzole "Shën Petka" do të mbahet lutje për shpirtin e kryengritësve. Ndërsa në orën 20:30, përpara memorialit në vendin e ngjarjes do të nisë ceremonia përkujtimore. Presidenti dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të pranojë përshëndetjen e njësive përfaqësuese të Gardës Kombëtare dhe do të mbajë një fjalim përkujtimor. Rumen Radev do të shprehë mirënjohje dhe nderim për të rënët në Kryengritjen e Ilindenit.
Më shumë për kryengritjen mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Për vetëmohimin dhe shpengimin në Kryengritjen e Ilindenit119 vjet nga Epopeja e IlindenitMe këngë lavdërohen heronjtë e Epopesë së Ilindenit në rajonin Petrova Niva
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv