Shtunë 16 Gusht 2025 14:35
Shtunë, 16 Gusht 2025, 14:35
Madhësia e shkronjave
Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra dhe 49.7 mijë (45.0%) gra. Shkalla e papunësisë është 3.6%, ose 0.7% më e ulët krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.
Të papunë afatgjatë (për një vit ose më shumë) janë 46.8 mijë vetë. Shkalla e papunësisë afatgjatë është 1.5%. Me arsim të lartë janë 13.4%, me arsim të mesëm – 52.2%, ndërsa me arsim bazë ose më të ulët – 34.4%.
Shkalla e punësimit për popullatën e moshës 15–64 vjeç është 71.0% dhe mbetet e pandryshuar krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv
Publikoi / Publikuan: БНР екип