Artikull
Spektakli unik “Zë dhe dritë” – për herë të parë me muzikë live
Dielë 17 Gusht 2025 04:00
Dielë, 17 Gusht 2025, 04:00
Madhësia e shkronjave
Spektakli unik në Ballkan, por edhe në Evropë, “Zë dhe dritë”, i cili rikrijon momente të rëndësishme nga historia bullgare në sfondin e mbetjeve shekullore të epokave heroike në kryeqytetin e vjetër Veliko Tërnovo, feston 40-vjetorin. Me këtë rast përgatitet një koncert festiv më 5 shtator, në të cilin shfaqja audio-vizuale do të prezantohet para publikut për herë të parë me muzikë live. Në të do të marrin pjesë kori dhe orkestra e Operës Shtetërore – Ruse, me pjesëmarrjen speciale të mjeshtrit të kavallit Theodosii Spassov.
Nën dirigjimin e maestro Vladimir Boshnakov, koncerti do të jetë pjesë e festivalit operistik “Skena e shekujve”, i cili këtë vit shënon 40 vjet nga shfaqjet e para në ambient të hapur dhe 10 vjet nga shndërrimi i festivalit në një ngjarje të madhe sezonale për Veliko Tërnovon.
“Së bashku me Filarmoninë e Ruses do të bëjmë një koncert në Veliko Tërnovo, ku në atmosferën e këtyre fortesave të lashta do të tingëllojë muzika e njohur nga shfaqja ‘Zë dhe dritë’, që është simbol i Veliko Tërnovos. E gjitha do të zhvillohet më 5 shtator. Për mua kjo është shumë emocionuese, duhet të mbuloj disa pjesë të ndryshme në instrumente të ndryshme, duke u shndërruar në regjistra të ndryshëm, me timbre të ndryshme me instrumentin tim”, tha mjeshtri botëror i kavallit Theodosii Spassov për Radio Bullgarinë.
Përpiloi: Ivan Gergov
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: soundandlight.bg, Ani Petrova