KULTURË

Artikull

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Dielë, 17 Gusht 2025, 05:00

“Bullgaria piktoreske” – turizëm në rrugën e letërsisë

Madhësia e shkronjave

Dhjetë universitete evropiane do të prezantojnë programin e tyre shkencor “Bullgaria piktoreske. Rrugët letrare bullgare” në fshatin malor Huhla, ndërsa studiues nga Ankaraja dhe Varshava marrin pjesë në mënyrë speciale në edicionin e këtij viti të festivalit kulturor “Misteret e Huhlas – 2025” në shtator.
“Fshati i vogël me një vend të madh në letërsinë bullgare” – kështu e ka quajtur fshatin Huhla të Ivajlovgradit prof. dr. Husein Mevsim nga Universiteti i Ankarasë, në itinerarin letrar të hartuar nga ekipi i tij. Përshkrimi është pjesë e programit ndërkombëtar akademik “Bullgaria piktoreske”, i cili zhvillohet nën patronazhin e nënpresidentes Ilijana Jotova. Puna ndërdisiplinore bashkon studiues të rinj të bullgaristikës nga 10 universitete në Athinë, Varshavë, Venecia, Vjenë, Lubjanë, Plovdiv, Shën Petersburg, Sofje, Strasburg, Heidelberg. Udhëheqës të grupeve të punës janë studiues të njohur bullgarë dhe të huaj. Mes pjesëmarrësve nga jashtë ka studentë me origjinë bullgare, fëmijë emigrantësh, studentë dhe doktorantë të bullgaristikës.
Të gjithë ata vizatojnë itinerare turistike të lidhura me letërsinë, kulturën dhe historinë bullgare.
Më 21 shtator, në programin e “Misteret e Huhlas – 2025”, do të prezantohen projekti “Atlasi letrar” dhe Harta Virtuale e Bullgarisë me itinerare të zhvilluara, të lidhura me aspekte të ndryshme të kulturës sonë.
Përpiloi: Ivan Gergov
Redaktoi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski
Foto: Universiteti i Plovdivit "Paisij Hilendarski"