Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Hënë, 18 Gusht 2025, 08:08

Fari i Shabllës hapi sërish dyert për vizitorët

Madhësia e shkronjave

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fareve Detare, fari më i vjetër përgjatë brigjeve detare bullgare në Shablla hapi dyert për vizitorët. Komuna e Shabllës njoftoi se sot, nga ora 09:00 deri në 17:00, është mundësia e fundit për këtë vit që turistët të vizitojnë farin e Shabllës.
Fari më i vjetër në bregdetin bullgar të Detit të Zi është 32 metra i lartë dhe ndodhet në pikën më lindore të Bullgarisë. Ai është i lyer me ngjyra të bardha dhe të kuqe dhe për më shumë se një shekull e gjysmë u tregon rrugën detarëve në Detin e Zi. Sipas historianëve, fari i Shabllës ka funksionuar që në epokën romake.
Lexoni më shumë për farin dhe për vendbanimitn nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Fari i Shabllës hap dyert për vizitorëtFaret detare – dritat udhërrëfyese të bregdetit bullgarTempulli i Shën Harallambit në Shablla mban të gjallë besimin e brezaveQendra e Gjelbër Shablla zbulon sekrete nga e kaluara jonë parahistorikeShablla fton adhuruesit e natyrës në një udhëtim në botën e zogjve
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип