LAJME

Artikull

Në Bullgari, rreziku për të humbur jetën në rrugë është më i lartë se mesatarja e BE-së

Hënë, 18 Gusht 2025, 08:24

Në Bullgari, rreziku për të humbur jetën në rrugë është më i lartë se mesatarja e BE-së

Madhësia e shkronjave

Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Të dhënat për muajin korrik dhe për ditët e kaluara të gushtit tregojnë se numri i viktimave nga aksidentet nuk është ulur krahasuar me vitin e kaluar, madje për gusht është edhe më i lartë. Në qëndrimin e institutit thuhet se mungojnë rezultate të dukshme në sigurinë rrugore, për të cilat para tre muajsh këmbënguli edhe kryeministri Rosen Zheljazkov. Drejtori i Institutit, Bogdan Millçev, rekomandon që përpjekjet e institucioneve përgjegjëse të përqendrohen urgjentisht në mangësitë në organizimin e punës së tyre, pasi ekziston një ndjesi e përgjegjësisë sistematike të munguar.

Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv