LAJME

Artikull

Patriku Daniill kreu shërbesën festive në Manastirin e Rilës

Hënë, 18 Gusht 2025, 09:21

Patriku Daniill kreu shërbesën festive në Manastirin e Rilës

Madhësia e shkronjave

Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe shërbeu mbrëmësoren në këtë vend të shenjtë. Në fund të shërbesës, patriku u bëri thirrje besimtarëve të luten tek shenjti i Rilës, „që ai të ndërmjetësojë tek Zoti për të na mbështetur në rrugën tonë, për të forcuar besimin tonë, për të forcuar devotshmërinë tonë dhe për t’ua përcjellë besimin dhe devotshmërinë ortodokse atyre që vijnë pas nesh.“
Shën Joan Rillski është themeluesi i Manastirit të shenjtë të Rilës dhe nderohet disa herë gjatë vitit – më 18 gusht, në ditën e fjetje së tij, në vitin 946; më 19 tetor, kur lipsanet e tij u transferuan në Sredec (Sofje); dhe më 1 korrik, kur ato u rikthyen nga qyteti Tërnovo në Manastirin e tij në malin e Rilës.
Lexoni më shumë për shenjtorit në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Shën Joan Rillski dhe Shën Joan Kronshtadski – dy shenjtorë të mëdhenj, të bashkuar në dashurinë për njerëzit
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA