Interesi i të rinjve me origjinë bullgare nga jashtë vendit për të studiuar në institucionet e arsimit të lartë në Bullgari po rritet. Ndër të regjistruarit për vitin e ardhshëm akademik, më të shumtët janë nga Ukraina, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Një vendim i Këshillit të Ministrave siguron kushte preferenciale për një mundësi të tillë edhe për bashkatdhetarët tanë nga diasporat që nuk kanë shtetësi bullgare.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës vë në dispozicion 2000 vende për bullgarët nga jashtë, ku studentët përjashtohen nga tarifat e shkollimit, përfitojnë subvencione për konvikte dhe marrin bursa. Më të preferuarat mbeten specialitetet e mjekësisë dhe ekonomisë, si dhe arkitektura.
Procesi i aplikimit është i lehtësuar dhe zhvillohet tërësisht online. Ministria e Arsimit vazhdon të punojë në mënyrë aktive për tërheqjen e diasporës bullgare përmes fushatave informuese dhe takimeve.
Prisni më shumë informacion nga Radio Bullgaria mbi këtë temë ditët në vijim.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES