SPORT

Artikull

Aleksandër Vasilev me fitore senzacionale në Sofje kundër Ivan Gahov në ATP Challenger

Hënë, 18 Gusht 2025, 15:41

Aleksandër Vasilev me fitore senzacionale në Sofje kundër Ivan Gahov në ATP Challenger

Madhësia e shkronjave

18-vjeçari Aleksandër Vasilev, gjysmëfinalist i Uimbëlldonit, eliminoi të katërin e renditur – rusin Ivan Gahov – në fazën kualifikuese të turneut ATP Challenger 75 në Sofje. Ndeshja mes tyre zgjati 95 minuta dhe bashkëkombësi ynë nuk humbi asnjë set – 2-0 (6:3, 6:3). Sipas tenis.bg, Ivan Gahov është kampion dy herë në Challenger Tour dhe ka çuar Novak Xhokovicin në tiebreak në Monte Karlo.
Vasilev dhe Gahov u përballën sot për herë të parë, dhe bullgari arriti të realizojë pesë thyerje servisi. Në raundin tjetër, Vasilev mund të përballet me Ivan Ivanov, nëse kampioni i Uimbëlldonit mposht Alex Mollçan.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA