LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 19 gushtin 2025

Rrebeshe afatshkurtra me vetëtima dhe një freskim i lehtë i motit

Hënë, 18 Gusht 2025, 16:35

Parashikimi i motit për 19 gushtin 2025

Madhësia e shkronjave

Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në rajonet lindore – nga verilindja.
Të martën, masa ajrore mbi vendin do të mbetet e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira të dendur, të cilat do të sjellin reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima në më shumë zona të Bullgarisë Jugore dhe Lindore. Do të ketë edhe kushte për breshër. Pjesa më e madhe e Rrafshinës së Danubit do të mbetet pothuajse pa reshje. Era sërish do të jetë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje – rreth 25°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të shpeshta dhe në disa zona do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°. Temperatura e ujit të detit është rreth 26°. Lartësia e dallgëve do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira të dendura me reshje shiu dhe vetëtima në shumë zona. Fenomenet do të jenë më intensive në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore dhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina. Ka kushte edhe për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veri-verilindja, ndërsa në majat më të larta – nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 18°, ndërsa në 2000 metra – rreth 12°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES