SHOQËRI

Artikull

Fushata e WWF-Bullgaria siguroi pajisje për vullnetarët që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve

Martë, 19 Gusht 2025, 07:08

Fushata e WWF-Bullgaria siguroi pajisje për vullnetarët që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve

Madhësia e shkronjave

Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona përmes një fushate të organizuar nga WWF-Bullgaria, njoftoi organizata për mbrojtjen e natyrës, e cituar nga agjencia BTA. Ata tashmë janë të pajisur me fikës zjarri shpine, maska gjysmëfytyre për frymëmarrje dhe fshesa me motor. Sipas WWF, një nga rreziqet më të mëdha gjatë zjarreve është asfiksia dhe helmimi, prandaj është e rëndësishme që vullnetarët të kenë maska për frymëmarrje të pajisura me filtrat e duhur. Fikësit e zjarrit të shpinës dhe fshesat me motor janë të pazëvendësueshme për vënien nën kontroll të zjarreve në pyje dhe fusha, veçanërisht në zona të vështira për t’u arritur. Në vendin tonë ekzistojnë formacione vullnetare pranë 90% të bashkive, të cilat ndihmojnë institucionet jo vetëm gjatë zjarreve, por edhe në çdo lloj situate të jashtëzakonshme.
“Më shumë se 90% e zjarreve në vendin tonë shkaktohen nga ndërhyrja njerëzore, prandaj shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se është përgjegjësia jonë si shoqëri të mbrojmë natyrën bullgare dhe shtëpitë tona”, tha Vlladimir Ivanov nga WWF Bullgaria, i cituar nga BTA. Ai shtoi se secili mund të ndihmojë përmes një donacioni, duke dhënë një sinjal apo duke marrë pjesë si vullnetar.
Lexoni më shumë mbi temën:
Bullgaria po digjet! Ka ndihmë, por bilanci është i rëndë …Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në BE për vitet 2024-2025Mbi 200 zjarre janë shuar në 24 orët e fundit, situata në Grykën e Kresnës është më e keqja
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv, Facebook/WWF Bulgaria