LAJME

Artikull

Deljan Peevski propozon krijimin e një bordi kombëtar për ujin

Martë, 19 Gusht 2025, 08:02

Deljan Peevski propozon krijimin e një bordi kombëtar për ujin

Madhësia e shkronjave

Lideri i “DPS – Fillim i Ri”, Deljan Peevski, i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, të thërrasë një mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit për Mjedisin dhe Ujin, me qëllim hartimin dhe miratimin e një vendimi nga Kuvendi Popullor për “zgjidhjen e menjëhershme, efektive dhe të qartë të krizës së vazhdueshme të ujit”. “Nëse sot të prekur nga kriza e ujit janë të paktën gjysmë milioni bullgarë, viktima të mungesës së zgjidhjeve të problemeve të ujit, nëse vazhdon shtyrja, neglizhenca dhe kalimi i përgjegjësisë nga një institucion te tjetri si një patate e nxehtë, nesër të gjithë do të jenë të rrezikuar”, argumentoi ai propozimin në një deklaratë për mediat. Deputeti propozon krijimin e një bordi kombëtar për ujin, pasi aktualisht nuk ekziston një sistem i centralizuar dhe funksional për menaxhimin e këtij burimi. Sipas tij, masa të tjera urgjente që duhet të merren përfshijnë: shpime për burime ujore, analiza për përshtatshmërinë e tyre, identifikimin e burimeve të reja, pastrimin e burimeve ekzistuese dhe të ujësjellësve që çojnë ujin drejt zonave të banuara, si dhe zëvendësimin, riparimin dhe ndërtimin e plotë të rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve, si edhe të sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore dhe për nevojat industriale.
Lexoni më shumë nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave: Digat janë në nivele kritikisht të ulëta, por nuk janë shkaku i mungesës së ujitKlimatologu Prof. Georgi Raçev: Ka ujë, por shteti nuk po e menaxhon siç duhet resursin
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv