Artikull
Kërkohen punonjës me paga nga 1077 deri në 13 mijë leva
Martë 19 Gusht 2025 09:02
Martë, 19 Gusht 2025, 09:02
Madhësia e shkronjave
Sipas të dhënave të Agjencisë Bullgare të Punësimit, janë rreth 11 mijë vende të lira pune nëpër zyrat e punës, njofton gazetarja e BNR, Maria Kostova. Pagat fillojnë nga 1077 leva – që është paga minimale mujore – dhe arrijnë deri në 13 mijë leva për zhvillues softuerësh, aplikacionesh dhe analistë IT.Ndër profesionet më të kërkuara janë:mësuesit,punëtorët në industrinë përpunuese, punonjësit në prodhimin e ushqimeve, punonjësit për kujdes ndaj njerëzve. Paga më e lartë e shpallur është ofruar nga një zyrë pune në Sofje dhe është për një pozicion me kontratë të pacaktuar, 8 orë në ditë, ku kërkohet njohje e gjuhës angleze dhe punë me kompjuter. Gjithashtu, paga të larta – rreth 8000 leva – ofrohen për: drejtor në shërbimet e biznesit dhe aktivitetet administrative, specialist në fushën e shitjeve dhe marketingut, për hulumtim tregu, ndërsa për mjekët e kërkuar për ndihmë të shpejtë në qytetin Burgas, ofrohet një pagë prej 3620 leva në muaj, dhe për infermieret në Sofje – 2457 leva.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Publikoi / Publikuan: БНР екип