TURIZËM

Artikull

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Martë, 19 Gusht 2025, 12:55

Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë

Madhësia e shkronjave

Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it, i cili së fundmi i kushtoi një artikull të gjerë kryeqytetit bullgar.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Sofja, kryeqyteti i Bullgarisë, është ndër ato qytete që dinë të befasojnë pa bujë të tepërt. Ajo nuk është një destinacion tipik "kartoline", dhe pikërisht në këtë qëndron edhe magjia e saj, sepse bashkon stile të ndryshme arkitekturore, rrugë të ngarkuara me histori dhe një atmosferë të gjallë që balancon mes shpirtit të Evropës Qendrore dhe ndikimeve orientale.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Dhe stina në të cilën qyteti shpalos më plotësisht magjinë e tij është, pa dyshim, vjeshta. Nga shtatori deri në nëntor, drita bëhet më e butë dhe më e ngrohtë, parqet vishen me nuanca të arta, dhe moti i këndshëm të fton të endesh nëpër rrugicat dhe sheshet e qytetit, të ndalesh në ndonjë kafene retro dhe të vëzhgosh jetën që rrjedh më ngadalë – shkruan autorja e artikullit, Flavia Cantini. Ajo shton se një tjetër pjesë e magjisë së Sofjes, gjatë kësaj periudhe, qëndron në mungesën e zhurmës dhe rrëmujës tipike të kulmit të verës.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Në shtator, temperaturat ditore zakonisht lëvizin nga 17 deri në 25°C, dhe drita kristalore u jep fotografive një efekt pothuajse pikturor. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të kombinuar turizmin kulturor me arratisje të shkurtra në natyrë, duke përfituar nga afërsia me malin Vitosha – vetëm disa kilometra larg nga qendra e qytetit, rekomandon autorja e shkrimit.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Lexoni më shumë për malin Vitosha:
85 vjet Parku Vitosha – gjithnjë e më i dashur, gjithnjë e më tërheqës Një shëtitje për në Çerni Vrëh 120 vjet nga ngjitja e parë dimërore e majës Çerni Vrëh në Vitosha Pamje mahnitëse nga maja Çerni Vrëh Vitosha – mali i shpëtuar
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Temperatura të këndshme dhe më shumë kohë për shëtitje
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Vjeshta në Sofje ju fton të ngadalësoni ritmin. Deri në mesin e tetorit, moti është i butë, bulevardet e rrethuara me pemë, oborret e fshehura dhe kupolat e arta të kishave ortodokse, ofrojnë një kënaqësi të vërtetë estetike. Përveç kësaj, mund të vizitoni në qetësi muzetë, galeritë dhe monumentet historike, pa radhët dhe turmat e zakonshme.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Në fund të tetorit, ajri bëhet më i freskët dhe më i pastër, ndërsa mëngjeset shpesh mbulohen nga një mjegull e lehtë, që i jep qytetit një atmosferë romantike, pothuajse përrallore. Nëntori sjell të ftohtit e parë të vërtetë, dhe herë pas here edhe borën e parë, duke e kthyer Sofjen në një destinacion më intim dhe të ngrohtë.
Stina më e mirë për ngjarje kulturore dhe kulinarie
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Vjeshta në Sofje nuk është vetëm kohë për shëtitje në natyrë – është edhe sezoni kur kryeqyteti bullgar zgjohet me një program të pasur ngjarjesh kulturore dhe gastronomike në nivel ndërkombëtar. Veçanërisht nëntori është një muaj i mbushur me tundime kulinarie dhe festa të dedikuara ushqimit dhe traditave. Ekspozita si Salloni i Verës bashkon prodhues verërash nga gjithë rajoni, duke ofruar degustime dhe takime me ekspertë. Paralelisht me të, "Rruga e Qumështit" prezanton produktet e bulmetit – krenaria e kuzhinës bullgare, ndërsa Interfood & Drink sjell tendencat më të fundit gastronomike përmes stendave tematike, kuzhinave demonstrative dhe punëtorive praktike.
Këto ngjarje janë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar specialitete tradicionale bullgare, si banica – një byrek i kripur me petë të holla dhe djathë, ose taratori – një supë e ftohtë me kos dhe kastravecë, të shoqëruara me verëra vendase që ende rrallë gjenden jashtë Bullgarisë, rekomandon autorja e artikullit.
Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve rekomandon ngrohtësisht Sofjen për në vjeshtë
Vija e reajrore Torino – Sofje
Një arsye më shumë për udhëtarët italianë që të zgjedhin Sofjen pikërisht gjatë vjeshtës është edhe vija e re direkte ajrore e një kompanie të njohur ajrore me kosto të ulët nga Torino. Që nga data 28 tetor 2025, do të ketë tre fluturime në javë – të martave, të enjteve dhe të shtunave – duke ofruar një hyrje të re dhe të përshtatshme drejt një kryeqyteti që deri së fundmi kishte mbetur jashtë radarit turistik të shumë italianëve, raporton platforma italiane siviaggia.it https://siviaggia.it/idee-di-viaggio/sofia-bulgaria-autunno/549852/
Lexoni më shumë për kryeqytetin e Bullgarisë – Sofje nga arkivi ynë:
Sofja rekomandohet si destinacioni më i mirë evropian për turizmin pranveror Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes Sofja në vitet '70 në fotografi unike arkivore Pa pritshmëri dhe informacion paraprak, por të kënaqur – rritje e numrit të turistëve në fundjavë në Sofje Harallampi Taçev – artisti që e dinte se si ta bënte Sofjen një kryeqytet të bukur Fotografi Ivan Shishiev: Koha është detaji më i vështirë për t'u paraqitur në një fotografi Në qendër të Sofjes bashkëjetojnë tempuj të feve të ndryshme Sofja – rrugë romake, mahnitje piktoreske dhe joshje kulturore Sofja – një qytet i lashtë me vendin e vet në historinë kulturore të Evropës Sofja – një qytet i lashtë dhe i ri Sofja – “rritet, por nuk plaket” Si dukej Sofja pas Çlirimit – një shëtitje e vogël Antonin Kolar – ndërtuesi i qytetit të Sofjes Sofja – një qytet plot histori Serdika antike një muze në të hapur “Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe LondrësDaily Express për Sofjen: e bukur, e lirë, por e nënvlerësuar
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Етюд-и-те на София / Sketches of Sofia, food-exhibitions.bg