Artikull
Bojko Borisov: Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë
Martë 19 Gusht 2025 14:07
Martë, 19 Gusht 2025, 14:07
Madhësia e shkronjave
“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vetëm përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe përpjekjeve të përbashkëta mund t’i ndihmojmë Ukrainës.” Këtë e thalideri i GERB-SDS, Bojko Borisov, gjatë një takimi online të liderëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE), të iniciuar nga Manfred Weber, sipas një postimi të Borisovit në Facebook.
Në takim mori pjesë edhe Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, e cila informoi pjesëmarrësit për takimet e një dite më parë ndërmjet presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, liderëve evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB faqe e Bojko Borisovit
Publikoi / Publikuan: БНР екип