LAJME

Artikull

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Ditë me diell dhe reshje të izoluara në zonat malore dhe lindore

Martë, 19 Gusht 2025, 16:35

Parashikimi I motit për 20 gushtin 2025

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave. Vetëm në disa zona të veçuara, kryesisht në rajonet malore dhe lindore, priten reshje të shkurtra. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 26° dhe 31°, ndërsa në Sofje – rreth 29°.
Në zonat malore, moti do të jetë kryesisht me diell, por pasdite do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave. Në disa rajone të maleve Rilla dhe Rodopet, në pjesët qendrore dhe lindore të malit Stara Pllanina si dhe në malin Stranxha, priten reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në majat më të larta – e fortë, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 22°, ndërsa në 2000 m – rreth 15°.
Në bregdetin e Detit të Zi, moti do të jetë kryesisht me diell, me erë të lehtë deri mesatare. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°, temperatura e ujit të detit rreth 26°, dhe dallgëzimi – 2 deri në 3 ballë.

Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA