MUZIKË

Artikull

Toma vjen me këngën e re: "Unë jam"

Mërkurë, 20 Gusht 2025, 03:10

Toma vjen me këngën e re: "Unë jam"

Madhësia e shkronjave

Toma është një këngëtar me stil të lehtë të dallueshëm, i orientuar drejt një tingulli më të fortë. Pas një sërë koncertesh të suksesshme dhe me përbërje tërësisht të re të grupit të tij, Toma prezanton tani këngën e re – “Unë jam”.
Zhgënjimi i thellë nga tradhtia, miqësitë e rreme dhe hipokrizia janë temat që frymëzuan tandemin Toma dhe Rumen Gajdev – Garo, për të shkruar si muzikën, ashtu edhe tekstin rebel të këngës “Unë jam”. Ata shtojnë se kënga ka vetëm një qëllim: të tregojë anën e ashpër të rock’n’roll-it, të të bëjë të reflektosh se kush je dhe cila është çmimi që duhet të paguash pas një udhëtimi të gjatë në kërkim të vetes.
“Unë jam” vjen në momentin e duhur për të përmbyllur një fazë të rëndësishme të karrierës muzikore të këngëtarit Toma, e cila do të kurorëzohet me një album.
Lexoni më shumë për këngëtarin në arkivin e Radio Bullgarisë:
"Më trego diçka"Toma Zdravkov luan veten në një hit të viteve 1950"Përpara" - rikthimi rok i muzikantit Toma Zdravkov Toma dhe Jana Rafaillova – “Pa biletë”, por në klasin e parë
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube

Publikoi / Publikuan: БНР екип