Artikull
Rosen Zheljazkov: Bullgaria, së bashku me partnerët e saj, është e gatshme të kontribuojë për një paqe të drejtë në Ukrainë
Mërkurë 20 Gusht 2025 06:48
Mërkurë, 20 Gusht 2025, 06:48
Madhësia e shkronjave
Garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të përfshijnë mbështetje të qëndrueshme si nga partnerët evropianë, ashtu edhe nga ata euroatlantikë. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi video-konferencë me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët diskutuan rezultatet e takimit në Uashington lidhur me luftën në Ukrainë.
Sipas kryeministrit, ndalimi i plotë dhe i pakushtëzuar i zjarrit në Ukrainë duhet të mbetet një përparësi e menjëhershme. Rosen Zheljazkov përshëndeti përpjekjet e Vollodimir Zelenski-t dhe të Donald Trump-it, duke theksuar se arritja e një paqeje gjithëpërfshirëse në Ukrainë lidhet ngushtë me respektimin e plotë të së drejtës dhe rendit ndërkombëtar.
Bullgaria, së bashku me partnerët tanë nga BE-ja dhe aleatët nga NATO-ja, është e gatshme të kontribuojë në krijimin e një kornize për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, shtoi kryeministri.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave