LAJME

Artikull

Më shumë se 170 njolla nafte në ujërat bullgare të Detit të Zi

Mërkurë, 20 Gusht 2025, 07:23

Më shumë se 170 njolla nafte në ujërat bullgare të Detit të Zi

Madhësia e shkronjave

Më shumë se 170 njolla të shkaktuara nga hedhje nafte dhe karburantesh anijesh u identifikuan gjatë vitit të fundit në akuatorin e Bullgarisë në Detin e Zi, sipas të dhënave të organizatave joqeveritare "Greenpeace – Bullgaria" dhe SkyTruth. Sipërfaqja totale e këtyre ndotjeve të zbuluara është 819 kilometra katrorë, njofton BTA. Hulumtimi u krye nga 6 korriku 2024 deri më 26 qershor 2025 me ndihmën e të dhënave satelitore nga misioni Sentinel-1 i Agjencisë Evropiane të Hapësirës. Sipas ekspertëve, njollat më së shpeshti janë rezultat i hedhjes së ujërave të ndotura, të cilat përmbajnë naftë, karburant anijesh, kimikate dhe metale të rënda. Këto janë ujërat që grumbullohen në pjesën më të ulët të anijeve, zakonisht në zonën e makinerive.
"Greenpeace – Bullgaria" thekson se këto njolla ulin cilësinë e ujit, prishin zinxhirin ushqimor në det dhe përbëjnë rrezik për jetën detare. Pas këtyre zbulimeve, organizata i bën thirrje Bullgarisë të heqë dorë nga nxjerrja e gazit dhe naftës në Detin e Zi.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA