Artikull
Ekspozita “American Art” sjell në Burgas vepra të krijuesve botërorë
Mërkurë 20 Gusht 2025 09:16
Mërkurë, 20 Gusht 2025, 09:16
Madhësia e shkronjave
Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare është më 20 gusht 2025, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore “Kazino Detare”.
Pjesë e hapjes do të jetë dhe një program muzikor i përformuar nga muzikantët e njohur të xhazit Antoni Donçev (piano) dhe Georgi Donçev (kontrabas).
Prezantimi i krijuesve me famë botërore dhe krijuesve të njohur bullgarë është pjesë e ngjarjeve që mbështesin ambicien e Burgasit për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032.
Burgas ka ambicie të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032Pjesë e ekspozitës janë vepra të krijuesve të tillë të mëdhenj si: Christo (Hristo Javashev, 1935–2020) – artist bullgar me famë ndërkombëtare, i njohur për mbështjelljen e ndërtesave monumentale; Andy Warhol (1928–1987) – ikonë e artit pop, autor i portreteve të Marilyn Monroe dhe imazheve të konservave Campbell’s; Keith Haring (1958–1990) – artist rruge, i njohur për mesazhet e tij për barazi dhe liri; dhe shumë të tjerë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Së bashku me Parisin, Sofja i bën homazh punës së Christo Macron nderoi “gjeniun e madhështisë” Kristo Vullnetarë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në projektin e fundit të KristosNë qoftë se Zoti nuk është bullgar, Kristo ështëBerlini kujton se si artisti Kristo Javashev e mbështjelli Reichstagun 30 vjet më parë
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas
Publikoi / Publikuan: БНР екип