LAJME

Artikull

Kryeministri kërkon rregullore të re për aktivitetet argëtuese

Mërkurë, 20 Gusht 2025, 10:32

Kryeministri kërkon rregullore të re për aktivitetet argëtuese

Madhësia e shkronjave

Disa ditë pas incidentit tragjik me parashutë në Nesebër, ku humbi jetën një fëmijë tetëvjeçar, kryeministri Rosen Zheljazkov i ngarkoi ministrat dhe agjencitë përkatëse të dorëzojnë deri në fund të sezonit veror propozime për një rregullore të re që do të rregullojë aktivitetet argëtuese, raporton gazetari i BNR, Dobromir Videv. “Një incident i tillë tregon se, edhe për aktivitete që kërkojnë një nivel të lartë vetëkontrolli, përgjegjësie dhe kujdesi nga operatorët që i ofrojnë, shteti duhet të ndërmarrë veprime për parandalim fillestar, rritje të sigurisë, ulje të rrezikut dhe kontroll të mëtejshëm”, tha Zheljazkov. Sipas tij, kjo çështje nuk prek vetëm aktivitetet ajrore, por edhe ato ujore dhe tokësore. Ai theksoi se ndërhyrja e shtetit është e domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për aktivitete zbavitëse që ushtrohen nga fëmijë të mitur ose nën moshën madhore. “Përgjegjësia nuk është vetëm e të rriturve që kujdesen për fëmijët, por edhe e institucioneve”, – shtoi kryeministri.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES