Artikull
Zheljazkov dhe Sviridenko diskutuan mbi integrimin evropian të Ukrainës
Mërkurë 20 Gusht 2025 15:08
Mërkurë, 20 Gusht 2025, 15:08
Madhësia e shkronjave
Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov zhvilloi një bisedë përmes videokonference me kryeministren e Ukrainës, Julia Sviridenko. Gjatë takimit, Zheljazkov konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë për Ukrainën, në kontekstin e luftës që vazhdon. Ai kujtoi se Bullgaria është ndër mbështetësit më të fortë dhe më aktivë të integrimit evropian të Ukrainës dhe ofroi shkëmbim të përvojës së çmuar në procesin e integrimit. Zheljazkov theksoi gjithashtu se Bullgaria mbështet hapjen e grupit të parë negociues, duke nënvizuar rëndësinë e planit të veprimit të Ukrainës për pakicat kombëtare, të cilin e konsideron një komponent të pazëvendësueshëm për hapjen e kapitullit të parë të negociatave. Ai gjithashtu kujtoi se bisedimet për paqe me Rusinë duhet të bazohen në parimet e drejtësisë, sovranitetit dhe garancive të sigurisë. Sipas Zyrës së Shtypit të Qeverisë, Bullgaria është e gatshme të ndihmojë edhe në procesin e rindërtimit pas luftës në Ukrainë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Këshilli i Ministrave
Publikoi / Publikuan: БНР екип