Artikull
Qeveria hap transportin hekurudhor të udhëtarëve për operatorët e huaj
Mërkurë 20 Gusht 2025 15:37
Mërkurë, 20 Gusht 2025, 15:37
Madhësia e shkronjave
Qeveria bullgare miratoi një procedurë që hap transportin hekurudhor të udhëtarëve në vend për operatorë privatë, përfshirë edhe ata të huaj. Kjo pritet të hyjë në fuqi më 13 dhjetor 2026. Kohëzgjatja e planifikuar e kontratave është 12 vjet, ndërsa territori i vendit është ndarë në tre rajone (lote) – perëndimor, verior dhe jugor. Procedura është pjesë e reformave sipas Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri dhe pritet të publikohet javën e ardhshme në Gazetën Zyrtare të BE-së, në mënyrë që të gjithë operatorët evropianë të kenë qasje të barabartë.
“Qëllimi i qeverisë është ta shndërrojë sektorin hekurudhor në shtyllën kurrizore të transportit publik në vend. Konkurrenca nuk do të jetë thjesht garë për subvencione, por një garë për shërbim më të mirë ndaj pasagjerëve”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit dhe komunikimeve, Grozdan Karaxhov.
Sipas një raporti të Hekurudhave Shtetërore Bullgare (BDZ) për vitin 2024, shpejtësia mesatare sektoriale e trenave në vend është 49.25 km/h (57.70 km/h për trenat e shpejtë dhe 43.04 km/h për trenat e pasagjerëve).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BDZ
Publikoi / Publikuan: БНР екип