Artikull
Parashikimi i motit për 21 gushtin 2025
Moti sjell sërish temperatura mbi 30 gradë
Mërkurë 20 Gusht 2025 16:35
Mërkurë, 20 Gusht 2025, 16:35
Madhësia e shkronjave
Të enjten do të bajë mot me diell, ndërsa pasdite mbi zonat malore do të ketë re të lehta të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë, në rajonet lindore deri mesatare, nga jugu-juglindja. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të jenë mes 31° dhe 36°, në Sofje rreth 32°.
Në male moti do të jetë me diell, pasdite me pak re të shpërndara. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi do të jetë 26°, ndërsa në 2000 metra – rreth 17°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell, me erë mesatare nga juglindja. Temperaturat maksimale do të jenë mes 27° dhe 30°, ndërsa temperatura e ujit të detit – 25°–26°. Lartësia e dallgëve do të jetë 2–3 ballë.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Publikoi / Publikuan: БНР екип