EKONOMI

Artikull

Fondi Shtetëror "Bujqësia" ka paguar mbi 60 milionë euro ndihmë për fermerët

Enjte, 21 Gusht 2025, 06:31

Fondi Shtetëror "Bujqësia" ka paguar mbi 60 milionë euro ndihmë për fermerët

Madhësia e shkronjave

Që nga fillimi i vitit, janë paguar61,850,999 euro në bazë të skemave të ndihmës shtetërore për fermerët bullgarë. Të dhënat janë nga faqja e internetit e Fondit Shtetëror "Bujqësia". Sipas informacionit në faqen e internetit, nga 16 tetori deri më sot, fermerët bullgarë kanë marrë 744,781,499 euro në subvencione evropiane në bazë të pagesave direkte.
Numëruesi në faqen e internetit raporton në kohë reale shumat që fermerët marrin si mbështetje dhe gjithashtu ofron informacion mbi shumën e pagesave në bazë të skemave dhe masave individuale.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA