LAJME

Artikull

Në Sofje, doganierët konfiskuan një sasi të madhe cigaresh elektronike të kontrabanduara

Enjte, 21 Gusht 2025, 08:17

Në Sofje, doganierët konfiskuan një sasi të madhe cigaresh elektronike të kontrabanduara

Madhësia e shkronjave

Gjatë një inspektimi nga departamenti "Inteligjenca dhe Hetimi Doganor" në Departamentin e Doganës së Sofjes, u gjetën 2800 cigare elektronike të paligjshme njëpërdorimshe të tipit "vape", njoftoi Agjencia “Dogana”, e cituar nga BGNES. Secila prej tyre përmban 15 mililitra lëng. Cigaret elektronike pa pullë tatimore bullgare dhe me një sasi lëngu që tejkalon shumë herë atë të lejuar me ligj u gjetën në një bazë logjistike në territorin e qytetit të Sofjes. Ato janë nga Kina, të maskuara si sprej rezistent ndaj ujit të destinuar për një person juridik në territorin e vendit.
Sipas të dhënave fillestare, cigaret elektronike të paligjshme përmbajnë nikotinë, dhe një ekzaminim laboratorik do të përcaktojë nëse sasia e saj korrespondon me atë të përshkruar në paketim dhe cilat substanca të tjera përmbahen në lëngun e tymosjes.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Ministria e Brendshme nis luftën kundër pajisjeve vape me lëndë narkotike
Deputetët ndaluan shitjen e cigareve pa tym për të miturit
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Agjencia 'Dogana'