LAJME

Artikull

Autostrada "Evropa" do të jetë gati në më pak se një muaj

Enjte, 21 Gusht 2025, 09:06

Autostrada "Evropa" do të jetë gati në më pak se një muaj

Madhësia e shkronjave

Autostrada "Evropa" do të hapet për qarkullim deri në mes të shtatorit, raportoi BTA. Gjatësia totale e saj është 63 km dhe përbën një segment të rëndësishëm të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Traseja nis nga kufiri me Republikën e Serbisë (në pikën kufitare “Kallotina”) dhe lidhet me Tangjentën Veriore Ekspres e cila çon në kryeqytet dhe është gjithashtu pjesë e autostradës. Përmes tangjentës, fluksi i makinave dhe mallrave shpërndahet drejt autostradave "Hemus" dhe "Trakia".
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: mrrb.bg

Publikoi / Publikuan: БНР екип