Artikull
Një pistë e uljes së helikopterëve mjekësorë do të hapet në Haskovo
Enjte 21 Gusht 2025 09:46
Enjte, 21 Gusht 2025, 09:46
Madhësia e shkronjave
Brenda dy muajsh, një heliport spitalor do të ndërtohet në Haskovo (Bullgaria Jugore), raportoi BTA.
Pista e uljes do të jetë në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, në spitalin e Haskovos. Spitali i Haskovos është ndër 20 institucionet shtetërore mjekësore për të cilat janë miratuar shpenzimet për ndërtimin e fushave ajrore, të ndara nga Ministria e Shëndetësisë. Terreni për pistën e uljes u zgjodh si më i përshtatshmi për shkak të afërsisë me dy ndërtesat e spitalit. Sipas drejtorit të spitalit, Dr. Georgi Gellov, vendi është i hapur dhe i përshtatshëm për ulje helikopterësh. Është menjëherë pranë ndërtesës ku ndodhet departamenti i obstetrikës dhe gjinekologjisë, neonatologjisë, departamenti i hematologjisë transfuzive dhe departamenti neurologjik.
Aktualisht, në vend ndodhen pajisje të rënda dhe terreni po punohet. Ka filluar edhe ndërtimi i lidhjes rrugore midis vendit të aeroportit dhe rrugës dhe dy ndërtesave të Spitalit të Haskovos.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип