Artikull
Shteti ndan 7 milionë euro për pajisje dhe furnizime në situata fatkeqësish
Enjte 21 Gusht 2025 10:12
Enjte, 21 Gusht 2025, 10:12
Madhësia e shkronjave
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar 14 milionë leva për pajisje dhe furnizime për t'u përballur me fatkeqësitë. Fondet janë ndarë në kuadër të një projekti të Programit të Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, tha Ministri i Çështjeve Sociale Borisllav Gucanov në një konferencë për shtyp, të cituar nga BTA.
Paratë do të përdoren për të blerë dronë dhe anije, si dhe veshje që do të jenë në dobi të grupeve vullnetare, bashkive dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë, tha Ministri Gucanov, duke shtuar se është planifikuar edhe një trajnim për vullnetarët. Ministri i Çështjeve Sociale theksoi se zjarrfikësit dhe vullnetarët janë heronj dhe shprehu mirënjohje për punën e tyre.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA