Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit, festivali synon të shndërrojë qytetin në një destinacion edhe për turizëm kulturor.
Në mbrëmjen e parë të festivalit, më 22 gusht, në skenën e Teatrit Veror në Hisarja, festivali do të hapet nga Mihaill Josifov Latin Jazz Quartet dhe Piero Epifania – mjeshtër peruan i instrumenteve të goditjes (perkusioneve). Pas tyre, në skenë do të ngjiten Kottarashky & The Rain Dogs – emblemë e tingullit modern ballkanik. Mbrëmja do të përmbyllet me projektin “Trio pa tastierë” të muzikantit me famë botërore Teodosij Spasov.
Ju ftojmë të lexoni më shumë për fyelltarin Teodosij Spasov:
Teodosij Spasov prezanton “Emocionet ballkanike” në Gjenevë Teodosij Spasov - për ndryshimet në të menduarit, për kufijtë dhe masën artistike Teodosij Spasov prezanton albumet e reja me muzikë prej autori në stil folklorik Teodosij Spasov për muzikën në Antarktidë Projektet ndërkombëtare të fyelltarit Teodosij Spasov
Mbrëmja e dytë, më 23 gusht, do të nisë me Martin Denev Ethno Venture – një projekt ku pianisti dhe kompozitor Martin Denev bashkon harmoni xhazi me tingull elektronik dhe motive ballkanike-orientale. Energjia do të rritet me Project Carnival – një përzierje e fuqishme funk dhe brass fusion, e ekzekutuar nga muzikantë të rinj, por tashmë të afirmuar, që sjellin një karnaval të vërtetë tingujsh dhe emocionesh.
Edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja do të mbyllet nga Vasill Petrov, i shoqëruar nga një trio xhazi me Angell Zaberskin në piano, me një program që përfshin standarde klasike të xhazit, swing dhe balada romantike.
Lexoni më shumë për muzikantët Vasill Petrov dhe Angell Zaberskin
Vasill Petrov me një jubileVasill Petrov me një album romantik, turne dhe ekspozitëSymphony-Jazz: Një projekt i ri i Angjell Zaberskit-biri E dua fjalën “estetikë” që do të thotë të respektosh masën” – Angell Zaberski-bir prezanton albumin e tij të ri “Like Jazz” Angjell Zaberski-biri: “Improvizimi më jep liri...” Angell Zaberski dhe Zhivko Petrov – së bashku në një skenë
Ju propozojmë “Kujtim” – një nga këngët më të bukura, që bashkon zërin kadife të Vasill Petrovit dhe pianon e Angell Zaberskit, i cili është edhe autor i aranzhimit. Kompozitor është Aleksandër Brëzicov, ndërsa tekstin e shkroi Ivan Bellovski.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: hisarya.bg, Facebook/Martin Denev Music, Ani Petrova