LAJME

Artikull

Zjarret janë përgjysmuar, por mund të shpërthejnë zjarre të reja

Enjte, 21 Gusht 2025, 12:35

Zjarret janë përgjysmuar, por mund të shpërthejnë zjarre të reja

Madhësia e shkronjave

Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë", krye-komisar Aleksandër Xhartov. Ai e përshkroi situatën si relativisht të qetë, pasi shirat gjatë ditëve të fundit kanë ndihmuar në uljen e numrit dhe ndërlikimit të zjarreve. “Bie në sy se vitet e fundit sezoni i zjarreve fillon më herët dhe përfundon më vonë. Nuk kemi arsye të jemi të qetë se gjithçka ka përfunduar dhe se nuk do të kemi më zjarre të vështira deri në fund të këtij sezoni”, komentoi Aleksandër Xhartov, i cituar nga BTA. Sipas tij, ekziston mundësia që të shfaqen zjarre të reja, pasi pritet të ketë ngrohje të motit.
Në perimetrin e zjarrit në malin Pirin nuk ka më djegie aktive, tha për BTA drejtori i "Ndërmarrjes Pyjore Shtetërore Strumjani", inxhinier Ivan Rizov. “Ne po vazhdojmë të hyjmë më thellë në zonën e djegur, për të parë nëse ka mbetje të ndezura apo jo”, shtoi ai.
Lexoni më shumë mbi temën:
Vatra më e rëndë e zjarrit në Pirin u vu nën kontrollBullgaria po digjet! Ka ndihmë, por bilanci është i rëndë … Bullgaria është vendi më i prekur nga zjarret në BE për vitet 2024-2025 Mbi 200 zjarre janë shuar në 24 orët e fundit, situata në Grykën e Kresnës është më e keqjaFushata e WWF-Bullgaria siguroi pajisje për vullnetarët që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve
Shteti ndan 7 milionë euro për pajisje dhe furnizime në situata fatkeqësish
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип