KULTURË

Artikull

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Enjte, 21 Gusht 2025, 12:59

Bullgaria është mikpritëse e një forumi evropian për gjuhët klasike

Madhësia e shkronjave

Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos theksin mbi bashkëpunimin mes vendeve evropiane në fushën e studimit dhe mësimdhënies së gjuhëve të lashta, veçanërisht latinishtes dhe greqishtes së vjetër. Në kuadër të forumit, pedagogë bullgarë dhe evropianë mbajnë leksione mbi gjuhët klasike, trashëgiminë antike dhe arsimin klasik. Programi i konferencës përfshin edhe një vizitë në Plovdiv, ku delegatët e huaj do të marrin pjesë në një diskutim me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe komunitetit lokal të Plovdivit mbi lidhjen ndërmjet njohurive filologjike dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Konferenca u organizua nga Shoqata për Zhvillimin e Arsimit Universitar Klasik me mbështetjen e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Bashkisë së Plovdivit.

Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg