LAJME

Artikull

Sipas ministrit të mjedisit Manoll Genov:

Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit

Enjte, 21 Gusht 2025, 13:57

Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit

Madhësia e shkronjave

Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit për furnizimin me ujë të pijshëm dhe për nevoja shtëpiake në këtë moment, deklaroi ministri i mjedisit dhe ujërave, Manoll Genov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili po shqyrton një projektvendim për përballimin e problemit në vend. Sipas tij, 52 digat për të cilat ministria jep leje për përdorim janë në gjendje të mirë në lidhje me rezervat ujore, pavarësisht pranverës dhe verës së thatë dhe sfidave klimatike. “Prioriteti më i rëndësishëm është uji për furnizimin e pijshëm dhe shtëpiak, dhe në vend të dytë – uji për ujitje”, theksoi ai. Aktualisht, digat janë të mbushura në 65% – që është më shumë se vitin e kaluar, por kjo nuk është arsye për vetëkënaqësi, shtoi Manoll Genov.
Sipas tij, digat për qëllime energjetike janë gjithashtu në gjendje të mirë – 68-69% të vëllimit të tyre të përgjithshëm.
Sa i përket situatës me mungesën e ujit në Pleven, ministri deklaroi se problemet janë të pranishme prej vitesh. “Kemi dërguar informacion në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Rregullimit të Territorit se cilat burime ujore të lira kanë mjaftueshëm kapacitet, në mënyrë që të mund të shfrytëzohen në rast shpimeve”, shtoi ai. Ndërkohë, Këshilli Akademik i Universitetit të Mjekësisë në Pleven doli me një deklaratë-thirrje për shkak të problemit në qytet. Po rriten tensioni dhe shqetësimet mes studentëve nga mbi 50 shtete, studimet dhe jeta e përditshme e të cilëve preken drejtpërdrejt nga kufizimet në furnizimin me ujë, raportoi për BNR korrespondentja në Pleven, Latinka Svetozarova.
Lexoni më shumë mbi temën:
Deljan Peevski propozon krijimin e një bordi kombëtar për ujinMinistria e Mjedisit dhe e Ujërave: Digat janë në nivele kritikisht të ulëta, por nuk janë shkaku i mungesës së ujitKlimatologu Prof. Georgi Raçev: Ka ujë, por shteti nuk po e menaxhon siç duhet resursin
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA