LAJME

Artikull

Mbi 260 mijë persona vuajnë nga furnizimi i ndërprerë me ujë

Enjte, 21 Gusht 2025, 14:16

Mbi 260 mijë persona vuajnë nga furnizimi i ndërprerë me ujë

Madhësia e shkronjave

Deri më 18 gusht, nga ndërprerje në furnizimin me ujë janë prekur gjithsej 260 868 persona, 16 qytete dhe 283 fshatra, njoftoi ministri i zhvillimit rajonal, Ivan Ivanov, gjatë një seance të jashtëzakonshme të komisionit parlamentar përkatës, i cili po shqyrton një projektvendim për zgjidhjen e problemit në vend. Sipas tij, problemet kryesore të krizës së ujit lidhen me burimet ujore nëntokësore, veçanërisht në vendbanimet e vogla. Arsye të tjera janë rrjetet e dëmtuara të brendshme të ujësjellësit dhe përdorimi i paligjshëm i ujit. “Problemet shkaktohen gjithashtu nga ndryshimet klimatike dhe sasia e zvogëluar e reshjeve, si dhe nga rritja e konsumit të ujit të pijshëm për nevoja shtëpiake”, tha Ivan Ivanov, i cituar nga BTA. Këtë vit, falë reshjeve, numri i qyteteve me regjim uji është më i vogël krahasuar me vitet e mëparshme, por kjo nuk do të thotë se kushtet do të mbeten të mira, theksoi ministri. Sipas tij, në rezervuarët artificialë dhe në ato zona ku furnizimi bëhet nga diga, ka sasi të mjaftueshme të ujit.
Nuk mund të flasim për mungesë kritike të ujit
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип