LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 22 gushtin

Po vjen një ftohje e re

Enjte, 21 Gusht 2025, 16:40

Parashikimi i motit për 22 gushtin

Madhësia e shkronjave

Të premten, një front i ftohtë atmosferik do të kalojë nëpër vend. Era do të kthehet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të forcohet, më së voni në rajonet lindore të vendit, ku do të qëndrojë nga jugu-jugperëndimi për pjesën më të madhe të ditës. Do të zhvillohen vranësira pas mesditës dhe në shumë vende nga perëndimi në lindje do të ketë shira të shkurtra, përkohësisht intensive të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 28°- 31°, në Sofje - rreth 29°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me diell, pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe në mbrëmje përgjatë bregdetit verior do të ketë shi dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të jenë midis 27° dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 26°-27°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira dhe në shumë vende do të ketë reshje dhe bubullima afatshkurtra, përkohësisht intensive. Ka edhe kushte për breshër. Fenomeni do të jetë më intensiv në rajonin e Ballkanit Qendror. Do të fryjë erë e moderuar, përkohësisht e fortë nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë 22°, në 2000 metra - rreth 16°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES

Publikoi / Publikuan: БНР екип