Artikull
Krijues të njohur do të marrin pjesë në punëtorinë artistike “Krijuesi dhe natyra” buzë Danubit
Premte 22 Gusht 2025 03:10
Premte, 22 Gusht 2025, 03:10
Madhësia e shkronjave
Punëtoria e 29-të kombëtare e arteve pamore “Krijuesi dhe natyra” do të zhvillohet në fshatin Vetren, buzë lumit Danub, nga data 22 deri më 28 gusht, njoftuan për BTA organizatorët nga Shoqata Lokale e Piktorëve dhe Komuna e qytetit Silistra. Në aktivitet do të marrin pjesë krijues nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës dhe vizatimit – të gjithë krijues të afirmuar me arritje të njohura në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. “Artistët do të përdorin teknika të ndryshme me pastel, laps, shkumës, por do të vihet theksi te piktura me bojëra vaji. “Ndoshta mënyra më e mirë për t’i zbuluar dhe paraqitur bukuritë e shumta të fshatit buzë Danubit, Vetren, është përmes veprave të tyre”, tha kryetari i Shoqatës së Piktorëve në Silistra, Stefan Pençev.
Sipas traditës, veprat e realizuara gjatë punëtorisë artistike në natyrë do të rregullohen në një ekspozitë që do të hapet më 23 gusht në Galerinë e Arteve të qytetit danubian.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Aleksandër Levi/ BTA
Publikoi / Publikuan: БНР екип