HISTORI

Artikull

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Premte, 22 Gusht 2025, 06:12

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Madhësia e shkronjave

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore të Akademisë - pjesë e Nekropolit Lindor të Serdikës së Lashtë.
U zbulua një varr i lashtë i gjetur në themelet e Akademisë Kombëtare të Arteve në Sofje
Sipas drejtueses së gërmimeve, Elena Nikollova nga Muzeu Rajonal i Historisë, ndryshe nga ato më të thella, në të cilat mbetjet ndikohen nga struktura e tokës, varret më të cekëta, të cilat dalin pothuajse menjëherë nën dyshemenë e vetë ndërtesës, janë ruajtur më mirë. Në njërën prej tyre, supozohet se është varrosur një grua e re, së bashku me bizhuteritë e saj. Byzylykë bronzi janë vendosur në të dyja duart, si dhe enë arome prej qelqi, të cilat ishin të zakonshme për atë periudhë, në zonën e legenit.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Svetosllava Kuzmanova