Artikull
Edhe në Gabrovo u ndërtua një platformë uljeje për helikopterë mjekësorë
Premte 22 Gusht 2025 07:09
Premte, 22 Gusht 2025, 07:09
Madhësia e shkronjave
Heliporti në territorin e Spitalit të Përgjithshëm të Gabrovos tashmë është licencuar. Ai është i 13-ti në regjistrin e heliporteve të spitaleve të Administratës së Aviacionit Civil dhe është gati të vihet në funksion.
Heliporti u ndërtua pranë departamentit të urgjencës në kompleksin shëndetësor për të shërbyer fluturime për nevojat e sistemit të kujdesit mjekësor urgjent për pacientët në gjendje kërcënuese për jetën.
Projekti financohet nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Spitali "Dr. Tota Venkova" - Gabrovo
Publikoi / Publikuan: БНР екип