BSP - E Majta e Bashkuar tha se mirëpret angazhimin e Donald Trump dhe Vladimir Putin për të arritur paqen në Ukrainë përmes negociatave.
Socialistët gjithashtu mirëpritën pjesëmarrjen e udhëheqësve evropianë në takimin që pësoi në Uashington. Sipas të Majtës së Bashkuar, Bullgaria mund të jetë një partner i rëndësishëm në thellimin e negociatave dhe të sjellë një qasje të ekuilibruar për vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme, me garancitë e nevojshme, dhe për të hedhur themelet për ndërtimin e një arkitekture të re sigurie në kontinent.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook/BSP