LAJME

Artikull

Kriza e ujit në vend po thellohet

Premte, 22 Gusht 2025, 08:03

Kriza e ujit në vend po thellohet

Madhësia e shkronjave

Mbi 260 000 njerëz në vend janë tashmë nën racionim të ujit. Kriza e ujit ka përfshirë 16 qytete dhe 283 fshatra. Situata është më e rëndë në zonat e Pleven, Bllagoevgrad, Tërgovishte, Veliko Tërnovo, Lloveç, Kjustendill dhe Pernik. Dje, 21 gusht, në një takim të jashtëzakonshëm, deputetët e Komitetit të Mjedisit dhe Ujit vendosën të krijojnë një Bord Kombëtar të Ujit brenda dy javësh, i cili do të koordinojë veprimet e institucioneve për të kapërcyer krizën.
Mbi 260 mijë persona vuajnë nga furnizimi i ndërprerë me ujëNdër masat urgjente janë pastrimi i burimeve dhe rezervuarëve të ujit, studimi i burimeve të ujit dhe vlerësimi i cilësisë së ujit, financimi me prioritet i projekteve të ujit të pijshëm, inspektimet për përdorimin e parregulluar të ujit të pijshëm, sigurimi i burimeve financiare nga buxheti i shtetit dhe Banka Bullgare e Zhvillimit.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Klimatologu Prof. Georgi Raçev: Ka ujë, por shteti nuk po e menaxhon siç duhet resursinUji i pijshëm në Bullgari – një e dhënë ose një kujdes për të ardhmenRedaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA

Publikoi / Publikuan: БНР екип